Fatosat e KF "Tërnoci" zhvillojnë ndeshje miqësore në Leskoc
Lokale

Fatosat e KF "Tërnoci" zhvillojnë ndeshje miqësore në Leskoc

24.Mar.2016 13:00
0
Klubi futbollistik "Tërnoci" me grupmoshën e fatosave ka zhvilluar një ndeshje miqësore me moshatarët e tyre të klubit "Mladi Borac" të fshatit Zhivkovo të komunës së Leskocit, njofton Jugmedia, transmeton Titulli.com.

Fatosat e klubit “Mladi Borac” kanë pritur futbollistët e vegjël të komunitetit shqiptar të Tërnocit, para publikut të entuziazmuar.

Mysafirët ishin ekip më i mirë dhe me meritë kanë mposhtur nikoqirët me rezultat 0-3, por më e rëndësishme është vendosja e raporteve miqësore në të ardhmen ndërmjet dy klubeve, njofton më tej Jugmedia, transmeton Titulli.

“Jemi ftuar si mysafir në Tërnoc, dhe ftesën e kemi pranuar me kënaqësi. Ky do të jetë një rast i mirë që të revanshohemi për humbjen në fushën tonë”, ka theksuar Miroslav Stojanoviq, kryetar i KF “Mladi Borac”.  

Përveç me KF Tërnocin, klubi nga fshati Zhivkovo, ka raporte miqësore dhe bashkëpunim edhe me klubet “Karposh” nga Kumanova dhe “Radnik” nga Sarajeva./jugmedia.rs/

Komuna e Bujanocit ndan 1.7 milion dinarë për shoqëritë kulturore-artistike
OSBE i vazhdon mandatin për një vit përfaqësueses për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration